Flash

Takimi me Varhelyin, Rama: Fola për mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 28 April 2022
Takimi me Varhelyin, Rama: Fola për mundësinë që

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Rama gjatë fjalës së tij edhe një herë ka theksuar se integrimi dhe hapja e negociatave lidhet me ngërçin e krijuar nga vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. Kreu i Qeverisë ka shtuar se Shqipërisë i është përcaktuar një pozicion që e lidh me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ai thotë se e ka informuar Varhelyin për Këshillin Kombëtar, që në rast se gjendja mbetet e pandryshuar edhe në këtë 6 mujor që Franca ka Presidencën, Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia.

“Deri në këtë takim të Këshillit Evuropian ne jemi që të dy vendet bashkë të hapen negociatat. Kemi diskutuar edhe për projektet e mëdha. Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë vetë se distanca është e shkurtër dhe ka qenë mbështetës për korridorin 8 në rrjetin Europian. Pas këtij udhëtimi është edhe më i bindur dhe së shpejti ka ministrial të transportit në kuadër të BE të merret vendimi për investimin në Korridorin 8. Me mbështetje nga BE.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI