Flash

AmFAR 2022/ Kush të famshëm do jenë pjesëmarrës

Lapsi.al 28 April 2022
AmFAR 2022/ Kush të famshëm do jenë pjesëmarrës

Christina Aguilera, Ricky Martin dhe Charli XCX do të marrin përsipër galanë e amfAR 2022, Fondacioni për Kërkimin e AIDS-it në Festivalin e Filmit në Kanë. Eventi zhvillohet për herë të 28-të, ndërsa eventi i këtij viti i cili do të bëhet në nder të Robert De Niro, do të prezantojë një shfaqje mode të kuruar nga Carine Roitfeld, ish-kryeredaktore e Vogue France.

Tema e Roitfeld do të jetë “Le të Martohemi”. Siç raportohet nga Variety, dizejnuesit e modës kanë përfshirë marka të njohura dhe legjendare si Oscar de la Renta, Loewe, Louis Vuitton, Givenchy, Gucci, Chanel, Saint Laurent, De Fursac, Balenciaga, Fendi, Tom Ford, Jacquemus, Valentino, Giambattista Valli, Armani, Alaia, Burberry, Versace, Alled Martinez, Monot, Nensi Dojaka dhe Dior, ndër të tjera.

Pas ngjarjes, ata që duan të mbështesin kërkimin e “amfAR” mund të blejnë veshjet dhe pjesët e tjera të artit. Në shitje do të nxirren dhe mallra luksoze gjatë ankandit të drejtpërdrejtë, të organizuar nga tregtari zviceran i artit Simon de Pury.

Organizata zbuloi gjithashtu listën e personaliteteve që do të mbajnë karrigen në gala, duke përfshirë Baz Luhrmann, Carine Roitfeld, Ever Gabo Anderson, Kate Hudson, Lauren Remington Platt, Sama Bank-Manovich, Fried, Vanessa Hudgens, Michelle Williams, kryetarët e bordit të “amfAR”.

Të këshilluara

Jada Pinkett Smith: Vuaj nga ankthi

Jada Pinkett Smith zbuloi së fundmi problemet e saj me ankthin. Aktorja tregoi  se kafshonte thonjtë dhe përtypte kutikulat e saj, por nuk i lidhi zakonet e ...

15:20

Andrew Garfield heq dorë nga aktrimi

Aktori i njohur Andrew Garfield ka zbuluar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga aktrimi. Në një intervistë për 'Variety', Andrew tregoi se dëshiron të ketë ...

14:30

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI