Flash

Zelensky akuzon Rusinë për sulmet në rajonin separatist të Moldavisë

Lapsi.al 27 April 2022
Zelensky akuzon Rusinë për sulmet në rajonin separatist të

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pas bombardimeve të vazhdueshme në rajonin separatist pro-rus të Moldavisë qendrojnë forcat speciale ruse.

Dy antena radiofonike u shkatërruan ditën e djeshme në Transnistri, ndërsa një njësi ushtarake u sulmua. Gjithashtu thuhet se Ministria e sigurimit të shtetit u godit me granatë.

Për këtë arsye qeveria e rajonit e mbështetur nga Rusia ka shpallur situatë emergjente duke hapur “alarmin e kuq” ndaj terrorizmit.

Por Ukraina ka pretenduar se këto sulme janë të ashtuquajturat operacione të “flamurit të rremë”, një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur konfliktin.

Më parë, një këshilltar i lartë i Presidentit Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin, ky është i njëjti argument që u përdor për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Në total janë 1500 trupa ruse të stacionuara në rajonin e shkëputur të Moldavisë, i cili deri më tani nuk është përfshirë në luftën e Ukrainës.

Ekziston  frika se ushtria ruse mund të hapë një front të ri në Perëndimin e Ukrainës ose t’i japë Moskës një justifikim për të shtyrë deri në Moldavi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI