Flash

Pas Moskës, shefi i OKB-së viziton Ukrainën

Lapsi.al 27 April 2022
Pas Moskës, shefi i OKB-së viziton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi se të mërkurën ka arritur në Ukrainë, një ditë pasi vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kam arritur në Ukrainë pasi kam vizituar Moskën. Ne do të vazhdojmë punon tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të ofruar evakuim të cilëve nga zonat e luftës. Sa më shpejt që kjo luftë mbaron aq më mirë edhe për Ukrainën, për Rusinë dhe për botën”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Më 26 prill, Guterres qëndroi në Moskë, ku përveç takimit me Putinin, u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Shefi i OKB-së bëri thirrje nga Moska që të arrihet një marrëveshje armëpushimi, të lejohet evakuimi i civilëve nga zonat e luftës dhe sa më shpejt t’i jepet fund luftës.

Ai po ashtu në takim me Putinin se pushtimi rus i Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt, paraqet shkelje flagrante të integritetit territorial të këtij shteti./REL/

Të këshilluara

Rusia sanksionon 287 deputetë britanikë

Rusia ka saksionuar 287 anëtarë të Dhomës së Komunave të Britanisë, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme ruse, shkruan The Guardian. Në një deklaratë,...

13:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI