Flash

Ambasadori Hovenier: Duhet të bërë më shumë për familjet e të zhdukurve në Kosovë

Lapsi.al 27 April 2022
Ambasadori Hovenier: Duhet të bërë më shumë për

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, tha se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët s’kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të zhdukur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Të këshilluara

Shënohet viktima e parë nga tërmeti

Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë ka regjistruar edhe viktimën e parë Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë ...

01:26

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI