Andi Bushati: Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim
"Unë e kam thënë shpeshherë dhe do ta ripërsëris që krijimi i një fryme antiamerikane brenda Partisë Demokratike bëhet me prirje për të gjetur aleatë edhe në ndonjë aleat tjetër të Sali Berishës apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës. Unë mendoj që këto janë një turp që ta mbajnë atyre që u takon dhe që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë me respektin dhe mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb" ka thënë Balla i cili i ka renditur sulmet ndaj zonjës Kim në vazhdën e atyre që Berisha ka bërë edhe ndaj ambasadorëve të tjerë: Marisa Lino, Joseph Limprecht, James Jeffrey, Marcie Ries, John ëithers, Arvizu, apo Donald Lu. ©Lapsi.al