Flash

Ukraina thirrje kreut të OKB: Garantoni korridore të vërteta humanitare për Mariupolin

Lapsi.al 26 April 2022
Ukraina thirrje kreut të OKB: Garantoni korridore të vërteta

Zëvendëskryeministri i Ukrainës i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që të japë ndihmën e tij për Mariupolin. Mbrojtësit ukrainas tani kontrollojnë vetëm një pjesë të qytetit, fabrikën çelikut Azovstal, një kompleks i madh në juglindje të Mariupolit. Por zyrtarët ukrainas thonë se sulmet ruse vazhdojnë. “Askush nuk lejohet të largohet nga Azovstal. Është gënjeshtër se sulmi është ndalur”, thotë nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Ka ende njerëz atje, civilë, ushtarakë, familje. Fabrika po bombardohet vazhdimisht.”. Ai shton se janë përpjekur vazhdimisht të organizojnë korridore humanitare, por akuzon pushtuesit se po deportojnë njerëzit në vendin e tyre. “Ne mendojmë se Rusia ka deportuar 40,000 njerëz nga Mariupol në vendin e tyre,” pretendon ai. Iryna Vereschuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, na thotë se janë rreth 1000 civilë të strehuar në Azovstal dhe ata kanë nevojë për ndihmë.

“Ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Disa prej tyre kanë pasur amputime. Nuk ka të bëjë vetëm me forcat e armatosura, ka të bëjë edhe me civilët.”, tha ajo. Zëvendëskryeministrja akuzon gjithashtu rusët për deportimin e njerëzve në vendin e tyre, duke përdorur “në mënyrë cinike” korridoret e planifikuara humanitare për t’i futur njerëzit në autobusë që më pas i çojnë jashtë vendit.

Vereschuk thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres duhet të përdorë kohën e tij në Moskë sot për të shpëtuar njerëzit e Mariupolit dhe për të garantuar korridore të vërteta humanitare. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka kuptim për OKB-në”, thotë ajo.

Të këshilluara

Kievi shpall shtetrrethimin gjatë natës

Kievi ka shpallur shtetërrimin nga ora 22:00 deri  në orën 5 të mëngjesit të kësaj jave, sipas skynews. Shtetrrethimi do të jetë në fuqi deri të premten për ...

10:42

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI