Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Kylie Jenner flet për kërcënimet e Blac Chyna-s

Lapsi.al 26 April 2022
Kylie Jenner flet për kërcënimet e Blac Chyna-s

Kylie Jenner ka deklaruar në gjykatë se Blac Chyna u përpoq të vriste vëllain e saj, Rob Kardashian, dhe e kërcënoi atë me mesazhe.

Themeluesja e Kylie Cosmetics  tregoi se  e pa vëllain e saj menjëherë pas zënkës  së tij me Chyna në dhjetor 2016, ku ai pretendoi se kjo e fundit i kishte drejtuar armën.

“Ai tha: “Ajo po përpiqej të më vriste mua”, tha Jenner në një gjykatë në Los Anxhelos. ". Mbaj mend që  ishte shumë i mërzitur dhe po shpjegonte atë që ndodhi."Ajo tregoi se Rob se po luante videolojëra kur Chyna shkoi pas tij dhe i vendosi një kordon iPhone rreth qafës.

Jenner , e cila më parë ka qenë e lidhur me ishin e modeles,Tyga gjithashtu dëshmoi se dikur  u zgjua me mesazhe kërcënuese nga Chyna.

“Më dërgoi një tufë emoji djalli dhe më tha, ‘po numëronte ditët’ për të më rrahur,” dëshmoi Kylie.

Kur u pyet nga avokatja e Chyna, Lynne Ciani, pse  nuk i raportoi kërcënimet në polici, Jenner u përgjigj: "Unë e mora atë si një kërcënim bosh".

Ajo shtoi se Tyga i tha se Chyna kishte probleme me drogën dhe alkoolin dhe gjithashtu i tregoi asaj për një incident kur dyshohet se Blac përdori një thikë dhe e preu atë në krah.Gjatë dëshmisë së saj, biznesmenia pranoi se ishte “pak e mërzitur kur mësoi në internet se vëllai i saj u fejua me të.

Chyna e cila ndan djalin e King Cairo, 9 vjeç, me Tyga dhe vajzën Dream, 5 vjeç, me Kardashian  dëshmoi javën e kaluar se  ishte “thjesht duke bërë shaka” kur i vuri kordonin në qafë Robit dhe i drejtoi armën. Ajo po padit Kylie, motrat Kim dhe Khloé Kardashian dhe Kris për më shumë se 100 milionë dollarë pasi sipas saj ,familja e famshme shpifi dhe anuloi shfaqjen  "Rob & Chyna" pas incidentit të vitit 2016./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jane Fonda: Nuk kam frikë nga vdekja

Aktorja e njohur, Jane Fonda ka deklaruar së fundmi se nuk shqetësohet nga plakja. Gjatë një interviste në CBS Sunday Morning për të promovuar serialin e saj...

16:31

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI