Flash

Finlanda dhe Suedia do të fillojnë në maj aplikimin për t'u bashkuar me NATO-n

Lapsi.al 26 April 2022
Finlanda dhe Suedia do të fillojnë në maj aplikimin për

Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të shpallin në të njëjtën kohë aspiratën për tu bashkuar me NATO-n muajin e ardhshëm, kanë raportuar mediet lokale. Gazeta finlandeze Iltalehti tha se udhëheqësit e dy vendeve mund të takohen në 16 maji për të shpallur ofertën për t'u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë. Stokholmi dhe Helsinki kanë ndjekur prej kohësh politika të neutralitetit ushtarak për të shmangur konfliktin me fuqitë rajonale.

Gazeta suedeze, Aftonbladet shtoi se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje sigurie gjatë procesit të aplikimit, duke cituar zyrtarë qeveritarë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA thuhet se do të përfshijë një numër të shtuar trupash në vendet nordike, bashkëpunim të mëtejshëm të inteligjencës, ndihmë në luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe një prani të shtuar të anijeve luftarake të NATO-s në detin Baltik, shkruan BBC.

Të këshilluara

Kievi shpall shtetrrethimin gjatë natës

Kievi ka shpallur shtetërrimin nga ora 22:00 deri  në orën 5 të mëngjesit të kësaj jave, sipas skynews. Shtetrrethimi do të jetë në fuqi deri të premten për ...

10:42

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI