Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Beatrix Ramosaj: Nuk do hesht më!

Lapsi.al 26 April 2022
Beatrix Ramosaj: Nuk do hesht më!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka reaguar ditën e sotme me anë të një videoje në “Instagram”, duke adresuar bullizimin që i është bërë kohët e fundit nga njerëzit në internet.

Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.

Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën “përshirë edhe atë online”.

“Përshëndetje të gjithëve, dua ti drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Atyre që më duan dhe që nuk më duan. Jam pjesë e kësaj industrie që ka mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve; asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, as nuk kam dhënë shumë intervista. Tre muajt e fundit, mbase edhe më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht edhe mendoja se si do ta përballoja të gjithë këtë presion, por e shikoj që thjesht nuk po mbaron për mua. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetarinë dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë por nuk do të hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat edhe gratë. Dua t’i tregoj që duhet t’i dalim zot vetes dhe mos ta pranojmë dhunën përfshirë dhe atë online.”, u shpreh Trixa në videon që postoi në ‘Instagram'”.

Në fund, ajo e mbyll duke u shprehur se çdo njeri që do e ofendojë apo e prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

“Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi.”, përfundoi Beatrix.

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Allison Williams është bërë nënë për herë të parë. Sipas Page Six, Alyson dhe partneri i saj  Alexander Dr...

10:27

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI