Flash

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Lapsi.al 26 April 2022
Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Allison Williams është bërë nënë për herë të parë.

Sipas Page Six, Alyson dhe partneri i saj  Alexander Dreymon mirëpritën një djalë të quajtur Arlo dimrin e kaluar.

Familja e re u pa gjithashtu në pushime me  familjarët e e tyre, përfshirë babanë e aktores, gazetarin Brian Williams në një resort privat në Abaco në Bahamas.

“Ata dukeshin  shumë të lumtur dhe shumë të dashuruar”, tha një burim i brendshëm, duke shtuar se Allison kishte në gisht një unazë fejese.

Çifti  i cili punoi së bashku në thrillerin e vitit 2020 “Horizon Line” thuhet se kanë qenë së bashku që nga fundi i 2019-ës.

"Ata të dy janë njerëz privatë individualisht dhe ata morën vendimin për ta ndarë këtë lajm të lumtur me familjen dhe me disa miq.

Allison ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin Ricky Van Veen. Dyshja u divorcua në qershor 2019 pas gati katër vitesh martesë. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jane Fonda: Nuk kam frikë nga vdekja

Aktorja e njohur, Jane Fonda ka deklaruar së fundmi se nuk shqetësohet nga plakja. Gjatë një interviste në CBS Sunday Morning për të promovuar serialin e saj...

16:31

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI