Flash

The Kardashians”, premiera më e shikuar në Amerikë

Lapsi.al 25 April 2022
The Kardashians”, premiera më e shikuar në Amerikë

Shërbimi i transmetimit, Hulu ka zbuluar se "The Kardashians" është premiera e serialit më të shikuar në historinë e SHBA-së.

Transmetuesi nuk dha numra specifikë të shikimit, pasi platforma nuk lëshon vlerësime. "The Kardashians" është premiera e serialit më të shikuar në Hulu në Shtetet e Bashkuara, dhe në Disney+ dhe Star+  Originals, në të gjitha tregjet globale deri më tani," tha një zëdhënës i Hulu për Variety.

"The Kardashians" është seriali i ri nga Kardashian-Jenners, pas shfaqjes së tyre në E!, "Keeping Up With the Kardashians", i cili u shfaq për 15 vjet, 20 sezone. Familjai dha fund "KUWTK" në vitin 2020. Menjëherë pas kësaj, ata njoftuan se do t'i bashkoheshin Disney me një pakt të ri në Hulu.

Sipas marrëveshjes, Hulu do të publikojë 40 episode të "The Kardashians", të shpërndara në sezone me 10 episode. Në shfaqje do të marrin pjesë  mamaja Kris Jenner me vajzat e saj Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner. Të gjashtë femrat shërbejnë gjithashtu si producente ekzekutive në serialin  që do  gërmojnë më thellë në bizneset e tyre, por edhe në jetën e tyre personale.

Të këshilluara

Jane Fonda: Nuk kam frikë nga vdekja

Aktorja e njohur, Jane Fonda ka deklaruar së fundmi se nuk shqetësohet nga plakja. Gjatë një interviste në CBS Sunday Morning për të promovuar serialin e saj...

16:31

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI