Flash

Mamaja e Chris Rock flet për incidentin në Oscars: Na goditi të gjithëve

Lapsi.al 25 April 2022
Mamaja e Chris Rock flet për incidentin në Oscars: Na goditi të

Nëna e Chris Rock  ka folur për herë të parë për shuplakën e Will Smith në Oscars 2022.

“Kur Will goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve”, tha Rosalie për stacionin e lajmeve të Karolinës së Jugut WIS-TV .

“Por ai me të vërtetë më goditi me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua.”

77-vjeçarja nga Karolina e Jugut, pranoi se si shumë shikues në shtëpi, ajo fillimisht mendoi se shuplaka televizive ishte e inskenuar.

Ajo tregoi se kur Smith "filloi të ofendonte" Chris ajo e kuptoi se pjesa nuk ishte e rreme.Rose u pyet gjithashtu në intervistë se çfarë do të dëshironte t'i thoshte aktorit  sot nëse të dy do të kishin mundësi të bisedonin.

“Nuk e kam idenë se çfarë do t'i thoja përveçse: “Çfarë dreqin po mendoje? Sepse ju e goditit, por shumë gjëra mund të kishin ndodhur nga kjo, "shpjegoi ajo. “Chris mund  të rrëzohej, dhe vërtet mund të të kishin narrestuar. Pra, nuk mendove.”

Will sulmoi Rock në Oscars pasi ai bëri shaka rreth modelit të flokëve të gruas së tij,Jada Pinkett Smith e cila vuan nga alopecia.

Megjithës.e komediani nuk pranoi të ngrinte akuza kundër tij, aktori i "King Richard" që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe i është ndaluar të marrë pjesë në ngjarjet e saj, përfshirë Oscar, për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Sean Penn i jep fund martesës

Fituesi i “Oscar”, Sean Penn dhe aktorja austriliane Leila George kanë finalizuar divorcin. Çifti i njohur i ‘showbz’-it u lidhën fillimisht në vitin 2016 dhe ...

11:09

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI