Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Flasin miqtë e ngushtë të Cristiano dhe Georgina, si është gjendja e çiftit

Lapsi.al 25 April 2022
Flasin miqtë e ngushtë të Cristiano dhe Georgina, si

Cristiano Ronaldo dha me datë 18 prill lajmin e trishtë se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tha se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

Disa ditë më vonë, ai gjithashtu publikoi në “Instagram” një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkroi se Georgina dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.

Për këtë lajm të trisht ka reaguar edhe një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia, i cili ka deklaruar se shpreson ta shohë sërish të buzqëqeshur modelen.

“Ka qenë një javë shumë e trishtë. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë.Unë e e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, u shpreh Garcia.

Të këshilluara

Khloe Kardashian rrëfen betejën me ankthin

Khloé Kardashian  ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor. Gjatë episodit të së enjtes të The Kardashians, Khloé foli për betejën e saj të vazhd...

14:34

Kanye West: Familja ime është në rrezik

Kanye West po trajton edhe një herë çështjet familjare në muzikën e tij. Në albumin e ri të Pusha T, It's Almost Dry, i cili u publikua të premten, reperiduk...

10:07

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI