Flash

Avioni bie në një zonë të banuar të Turqisë, raportohet për dy jetë të humbura

Lapsi.al 25 April 2022
Avioni bie në një zonë të banuar të Turqisë,

Një avion është rrëzuar këtë të hënë në Turqi, duke i marrë jetën dy personave. Mediet vendase raportojnë se aeroplani me një motor ra në rrugë në një zonë të banuar në provincën e Bursas.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se flakët po ngriheshin midis ndërtesave ku u rrëzua avioni, me njerëz që po nxitonin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Rrëzimi i avionit dhe flaka e madhe alarmoi banorët, që dolën me nxitim nga shtëpitë. Dy banesa dhe dy automjete pranë vendngjarjes janë dëmtuar.

Shkak për incidentin tragjik dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në avionin stërvitor civil, pasi kushtet e motin ishin të përshtatshme për fluturim.

Në muaj qershor të vitit të kaluar, një tjetër avion civil u rrëzua pranë të njëjtës zonë, ku të plagosur mbetën piloti praktikant dhe instruktori i tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI