Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Khloe Kardashian rrëfen betejën me ankthin

Lapsi.al 24 April 2022
Khloe Kardashian rrëfen betejën me ankthin

Khloé Kardashian  ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor.

Gjatë episodit të së enjtes të The Kardashians, Khloé foli për betejën e saj të vazhdueshme me ankthin ndërsa përgatitej për një paraqitje në The Late Late Show me James Corden.

Ndërsa ishte ulur me shoqen e saj më të mirë Malika Haqq ajo zbuloi se po përjetonte një ankth të rëndë dhe madje kohët e fundit ndjeu sikur  "do pësonte një atak në zemër" gjatë një përplasjeje me paparacët.

"Unë duhet tëbëjë një intervistë me James Corden," i tregoi ajo Malika-s. "Unë thjesht kam një ankth për të shkuar. Nuk është kurrë intervista, është më shumë pasoja. Më duhet të dëgjoj të gjithë të thojnë dicka , ose të gjykojnë, ose të analizojnë."

Më pas Kardashian rrëfeu se si mediat sociale kanë ndikuar në shëndetin e saj mendor.

“Mediat sociale dikur ishin argëtuese ”, tha ajo. "Padyshim që ka gjithmonë njerëz që komentojnë . Mënyra se si dukem, situata ime me Tristan [Thompson]. A janë bërë flokët në mënyrën e duhur? Si qesh ajo? ... Mendoj se kam arritur  në pikën ku është më e sigurt të qëndrosh në shtëpi."

Ndonëse Haqq iu bashkua Khloé-s për regjistrimin e emisionit tpër të ndihmuar në lehtësimin e ankthit të saj, gjërat nuk u përmirësuan gjatë rrugës.

Sapo mbërriti në studio, ajo u përpoq të qetësohej  dhe madje kërkoi që mamaja e saj Kris Jenner të vinte për mbështetje.Vetëm kur Corden hyri në dhomën e saj të zhveshjes para shfaqjes, ylli i realitetit televiziv më në fund filloi të ndihej më mirë  falë këshillave të tij.

"Të gjithë duhet të kujtojmë, se asgjë nga këto gjëra nuk ka të bëjë me ty,"u shpreh James. "Kushdo që është i tillë, është vetëm një përfaqësim dhe një pasqyrim i tyre. Si mund të gjykojë dikush kur as nuk të njeh ? Ofendimet që ata thonë ekzistojnë vetëm nëse unë u jap ndonjë fuqi. Ato ekzistojnë vetëm nëse i lejoj të depërtojnë. Shiko, ti je duke pirë shampanjë në orën 16:00 të hënën dhe jeni në punë. Ne kemi fituar!"

Duke reflektuar mbi këshillën e tij më pas, Kardashian tha në një rrëfim: "Ky fjalim thjesht më bën të ndihem - tingëllon kaq i çuditshëm - por i ngrohtë dhe i paqartë. Ndihem e kuptuar sepse e di që ai po flet me mua, por e di që ai e ka pasur këtë bisedë me veten. "

Themeluesja e 'Good American' ka folur më parë për përjetimin e ankthit, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për bashkë-prindërimin e vajzës së saj, True, me Thompson.

Në një episod të Prillit 2020 të Keeping Up with the Kardashians,ajo shpjegoi se sa e vështirë ishte të ruante orarin e True, ndërkohë që gjente kohë që ajo të vizitonte babanë e saj në Cleveland./Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West: Familja ime është në rrezik

Kanye West po trajton edhe një herë çështjet familjare në muzikën e tij. Në albumin e ri të Pusha T, It's Almost Dry, i cili u publikua të premten, reperiduk...

10:07

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI