Flash

Kriss Jenner: Blac Chyna ka kërcënuar edhe Rob Kardashian

Lapsi.al 23 April 2022
Kriss Jenner: Blac Chyna ka kërcënuar edhe Rob Kardashian

Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë të enjten, duke pretenduar se ish-i i Rob Kardashian, Blac Chyna, kërcënoi një herë se do të vriste Kylie Jenner.

Pas kësaj dëshmie të shokuese, ajo ka thënë se modelja ia vuri armën në kokë edhe djalit të saj, Rob Kardashian.

“Ajo (Chyna) u përpoq t’i vendoste armën në kokë Robit”, tha Kris, teksa ishte në prag të lotëve.

“Chyna tha se ishte një shaka. Unë u traumatizova dhe për mua nuk ishte shaka”, vazhdoi Jenner.

“Unë jam nënë dhe përgjegjësia ime është të kujdesem për të gjithë”, vazhdoi më tej ajo.

Jenner gjithashtu pohoi se ish-çifti ishte nën ndikimin e substancave të ndryshme narkotike gjatë zënkave së tyre, duke shtuar:

“Është një temë e vazhdueshme në marrëdhënien e tyre – pirja, droga”.

Chyna ka paditur Kris, Kim, Khloé dhe Kylie për 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme.

Ajo pretendon se familja e famshme përdori fuqinë që ka për të njollosur reputacionin e saj dhe për të parandaluar mundësitë financiare pasi dyshohet se ata anuluan sezonin e dytë të “Rob & Chyna” – akuza të cilat Kardashian-Jenner i kanë kundërshtuar.

Yjet e “Kardashians” i kanë mohuar akuzat , duke pretenduar se thjesht donin të mbronin Robin, 35-vjeçar.

Chyna dhe Rob kanë një vajzë 5-vjeçare Dream.

Modelja amerikane gjithashtu ndan djalin nëntëvjeçar, King, me Tygan, i cili ishte edhe i dashuri i Kylie Jenner.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI