Flash

Publikohen detaje tronditëse nga gjyqi i Amber-Depp

Lapsi.al 22 April 2022
Publikohen detaje tronditëse nga gjyqi i Amber-Depp

Çështja gjyqësore e Johnny Depp dhe Amber Heard është duke u thelluar akoma më shumë dhe në ‘sipërfaqe’ kanë dalë dëshmi shokuese.

Avokati i Amber Heard ka treguar mesazhet me tekst nga Depp që thonë se ai do të bënte gjëra të papërshkrueshme me kufomën e Heard vetëm për të parë nëse ajo kishte vdekur.

Avokati i saj lexoi tekstet që Depp i dërgoi Bettany-t më 11 qershor 2013.

“Le të djegim Amber.”, niste mesazhi i aktorit.

“Duke u menduar mirë, nuk mendoj se duhet ta djegim Amberin. Ajo është një shoqëri e lezetshme dhe e lehtë për syrin. Nuk jam i sigurt se është një shtrigë…”, ia kthente Bettany duke sugjeruar një “test mbytjeje”.

“Ta mbysim para se ta djegim!!!”, ia kthen Depp duke shtuar se do të kryente marrëdhënie seksuale me trupin e saj të djegur.

Avokati i Amber: “Ti nuk u ndale. Teksti tjetër poshtë thotë: ‘Le ta mbysim para se ta djegim!!!’ E lexova apo jo?”

Depp: “Po”.

Avokati i Amber: “Unë do të doja t’i kërkoja falje gjykatës dhe jurisë për disa nga gjuhët që do të përdor.”

Ai lexoi tekstin e radhës që Depp i dërgoi Bettany-t, ku thuhej:

“Unë do të gjuaj trupin e saj të djegur më pas për t’u siguruar që ajo ka vdekur“.

Kujtojmë që Depp ka hedhur në gjyq ish gruan pasi pretendon se Heard gënjeu se e ka dhunuar dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi.

Të këshilluara

Blac Chyna kërcënon Kylie Jenner

Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë të enjten, duke pretenduar se ish-i i Rob Kardashian, Blac Chyna, kërcënoi një herë se do të vriste Kylie Jenner. Ndërs...

14:02

Jada dhe Will Smith, drejt divorcit

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Will Smith dhe Jada Pinkett Smith mund të divorcohen. Ky lajm vjen pas incidentit në Oscars ku aktori i King Richa...

14:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI