Flash

Mike Tyson përfshihet në një incident verbal gjatë një udhëtimi ajror (VIDEO)

Lapsi.al 22 April 2022
Mike Tyson përfshihet në një incident verbal gjatë një

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Mike Tyson duket se i është bashkuar radhëve të pasagjerëve të padisiplinuar të linjave ajrore.

“Fatkeqësisht, zoti Tyson pati një incident në një fluturim me një pasagjer agresiv, i cili filloi ta ngacmonte dhe i hodhi një shishe me ujë teksa ishte në vendin e tij”, tha në një deklaratë Joann Mignano, përfaqësuese e Tyson.

Videoja e marrë nga TMZ Sports është marrë në një avion JetBlue në San Francisko, sipas TMZ. Ajo tregon një burrë që godet vazhdimisht atë që duket të jetë një pasagjer tjetër në sediljen pas tij.

Videoja e publikuar nga TMZ nuk tregon tërësinë e ngjarjes. Një shishe uji nuk duket në pamjet e postuara.

Videoja e goditjeve zgjat rreth 10 sekonda dhe përmban audion e një personi që duket se po përpiqet të qetësojë situatën, duke thirrur "hej Majk, Majk".

Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 22:00. PT, oficerët e policisë "u dërguan në një përleshje fizike në bordin e një aeroplani të vendosur në Terminalin e Brendshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të San Franciskos", sipas Departamentit të Policisë së San Franciskos (SFPD).

Dy persona që dyshohet të jenë të përfshirë në incident janë arrestuar, tha policia. Një person u trajtua për lëndime jo të rrezikshme për jetën, sipas një deklarate nga SFPD.

https://www.youtube.com/watch?v=V3C4pWwDqps

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Blac Chyna kërcënon Kylie Jenner

Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë të enjten, duke pretenduar se ish-i i Rob Kardashian, Blac Chyna, kërcënoi një herë se do të vriste Kylie Jenner. Ndërs...

14:02

Jada dhe Will Smith, drejt divorcit

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Will Smith dhe Jada Pinkett Smith mund të divorcohen. Ky lajm vjen pas incidentit në Oscars ku aktori i King Richa...

14:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI