Flash

Kreu i kishës serbe uron Pashkët dhe përsërit avazin: Kosova, djepi shpirtëror të Serbisë

Lapsi.al 22 April 2022
Kreu i kishës serbe uron Pashkët dhe përsërit avazin:

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar serbët me rastin e Pashkës, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit të kryqëzuar.

Në urimin e tij, kreu i Kishës Ortodokse u kujdes që të politizonte edhe integritetin territorial të Kosovës edhe pse pa surpriza, pasi Kisha nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 shkurt 2008.

Ndërsa uron serbët në Kosovë, patriarku thotë se ajo është djepi shpirtëror dhe kombëtar i Serbisë.

"Kisha dërgon përshëndetje dhe lutje atërore kudo ku jetojnë serbët ortodoksë, veçanërisht ata në Kosovë dhe Metohi, djepin tonë shpirtëror dhe kombëtar, pavarësisht tundimeve dhe mundimeve që ata kanë, kisha e tyre mëmë do të jetë gjithmonë me ta si më parë".

Patriarku vijoi edhe më tej, ndërsa tha se përkushtimi i Serbisë për Kosovën është i përjetshëm, madje e cilësoi si një çështje qiellore.

"Besnikëria jonë e thellë nga ruajttë për fatin e pagëzimit dhe ringjalljes së iluministit tonë Shën Sava, populli serb qoftë përkushtimi ynë i Testamentit të Ri. Përkushtimi për Kosovën na drejtoftë në kuptimin e përjetshëm. Mbretëria tokësore është për të vegjlit, ndërsa ajo qiellore është përgjithmonë".

Të këshilluara

Greqia liron cisternën ruse

Cisterna ruse Pegas, e cila u bllokua nga Autoritetet Portuale në Karystos të Greqisë u lirua pas urdhrit të Autoritetit për Pastrimin e Parave më 19 Prill 2022...

15:41

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI