Flash

Erdogan: Shpresoj që Putin dhe Zelensky të takohen në Stamboll

Lapsi.al 22 April 2022
Erdogan: Shpresoj që Putin dhe Zelensky të takohen në Stamboll

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se shpreson që në kuadër të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy homologët e tij Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky të takohen në Turqi, shkruan Reuters.

Erdogan është shprehur se është e rëndësishme që ato të pranojnë ftesën për një takim të mundshëm në Stamboll në kuadër të bisedimeve për paqe.

“Shpresoj që ky takim mes liderëve të mund të mbahet në Stamboll nëse ata e pranojnë ftesën”, ka thënë ai.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, dhe ka marëdhënie të mira me të dyja vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues në dialogun mes tyre.

“Ne kemi shpresë,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

“Me thirrjet, ne planifikojmë ta ngremë procesin në Stamboll në nivelin e presidentëve”, përfundoi Erdogan.

Të këshilluara

Greqia liron cisternën ruse

Cisterna ruse Pegas, e cila u bllokua nga Autoritetet Portuale në Karystos të Greqisë u lirua pas urdhrit të Autoritetit për Pastrimin e Parave më 19 Prill 2022...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI