Flash

Cristiano dhe Georgina prezantojnë vajzën e sapolindur

Lapsi.al 22 April 2022
Cristiano dhe Georgina prezantojnë vajzën e sapolindur

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë prezantuar së fundmi vajzën e tyre të sapolindur.

Përmes rrjetit social,Instagram, Cristiano ka postuar  foton e tij të parë familjare me pesë fëmijët e tij,tre ditë pasi ndau lajmin tragjik se djali i tyre kishte vdekur.

"Shtëpi e ëmbël shtëpi," shkroi Cristiano në Instagram, krahas portretit të bërë në divan, ku shfaqej  djali i tij Cristiano Jr., 11 vjeç, binjakët e tij Mateo dhe Eva, 4 vjeç dhe fëmija i tij i parë me Georgina, vajzën Alana, 4 vjeç. "Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne”.

Ai gjithashtu falënderoi fansat për të gjitha "fjalët dhe gjestet e mira" gjatë javës së kaluar. “Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë”, tha futbollisti. "Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë."

Ciftin ishin në pritje të binjakëve, por më 18 prill treguan se vetëm vajza e tyre mbijetoi. “Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë”, u shpreh Ronaldo , duke shtuar se “vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”./Lapsi.al

Të këshilluara

Reperi i njohur lirohet nga burgu(FOTO)

Reperi i njohur A$AP Rocky është liruar ditën e sotme nga burgu. Reperi, u fotografua duke dalë nga një burg në Los Anxhelos të mërkurën në mbrëmje, pasi u a...

17:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI