Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Vajza e Johnny Depp, kundër martesës së tij me Amber Heard

Lapsi.al 21 April 2022
Vajza e Johnny Depp, kundër martesës së tij me Amber Heard

Johnny Depp ka zbuluar së fundmi në gjykatë detaje rreth dasmës së tij  me Amber Heard.

Depp dhe Heard u martuan në shkurt 2015 në një festë intime në ishullin e tij privat në Bahamas. Ndërsa ishte në gjykatë në Fairfax, Virxhinia, Depp kujtoi se vajza e tij dhe Vanesa Paradis, aktorja  Lily-Rose Depp, nuk mori pjesë në ceremoni.

"Vajza ime Lily-Rose nuk erdhi në dasmë. Ajo dhe zonja Heard nuk kishin marrëdhënie të mira ," tha ai.

Aktori tregoi gjithashtu në sallën e gjyqit se Heard dhe "banda" e saj e miqve morën  rogë gjatë dasmës së tyre" dhe se kishte një orar për festimet e ditës që thoshte: "Darka, vallëzim dhe drogë. "

Më pas,Johnny rrëfeu  se ata nuk kishin nënshkruar  një kontratë paramartesore dhe se një diskutim i mëvonshëm i një pasmartese shkaktoi grindjemes tyre.

Në fillim të dëshmisë së tij aktori i "Pirates of the Caribbean"  deklaroi se po padit aktoren për shpifje sepse "qëllimi i tij është e vërteta" dhe se  shpreson të "pastrojë dosjen" e akuzave të bëra kundër tij. Ai zbuloi  se arsyeja "e komplikuar" që ai qëndroi në martesën e tij me Amber, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre ishte "sepse babai im qëndroi në martesën e tij abuzive... Dhe unë nuk doja të dështoja. Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja. Mendova se mund ta afroja. Sepse Amber Heard nuk ishte më i njëjti person që kisha njohur. Nuk ishte më e dashura ime,  ishte bërë kundërshtarja ime”.

Depp po padit Amber për shpifje në lidhje me një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post për mbijetimin e dhunës në familje, megjithëse ajo nuk e përmendi kurrë atë me emër në artikull.

Heard nuk ka marrë ende qëndrim në këtë çështje gjyqësore. Gjatë deklaratave hapëse javën e kaluar, avokati i saj Ben Rottenborn tha se provat do të tregojnë se ajo ka vuajtur abuzim në familje nga Depp që "mori shumë forma", duke përfshirë fizike, emocionale, verbale dhe psikologjike, si dhe "dhunë seksuale". /Lapsi.al

Të këshilluara

Arrestohet Asap Rocky

A$AP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arrestua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Lajmi është konifrmuar nga “TMZ”, ku dëshmitar...

10:09

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI