Flash

Johnny Depp dëshmon sërish: 'Nuk më lejuan të kisha të drejtë'

Lapsi.al 21 April 2022
Johnny Depp dëshmon sërish: 'Nuk më lejuan të kisha

Aktori Johnny Depp rifilloi dëshminë e tij në një gjykatë në Fairfax, Virxhinia në çështjen e gjyqit kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Depp diskutoi ndryshimin e natyrës së marrëdhënies së tij me Heard. Ai e akuzoi Heard-in për thirrje dhe komente nënçmuese për të në disa raste në marrëdhëniet e tyre që do të përshkallëzoheshin në debate.

“Nuk më lejuan të kisha të drejtë, nuk më lejuan të kisha një zë”, tha Depp.

Një debat mes ish-çiftit në vitin 2015 përfundoi me Depp që kërkoi kujdes mjekësor për një gisht të prerë pasi, pretendon ai, Heard i hodhi një shishe vodka.

"Ajo hodhi shishen e madhe me vodka dhe une pata njw kontakt me dorwn duke shkaktuar thyerjen kudo," dëshmoi Depp. “Pastaj shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë”.

“Nuk e di se si ndihet kriza nervore”, shtoi Depp. "Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë."

Heard e ka mohuar pretendimin.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Arrestohet Asap Rocky

A$AP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arrestua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Lajmi është konifrmuar nga “TMZ”, ku dëshmitar...

10:09

Ndahet nga jeta stilisti i famshëm Quiteria

Stilisti i famshëm Quiteria, i cili veshi Beyoncé, ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin. Quiteria Leboganag Kekana ndërroi j...

16:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI