Flash

FMN pret që çmimet në vend të jenë të larta për tre vitet e ardhshme

Lapsi.al 21 April 2022
FMN pret që çmimet në vend të jenë të larta

Çmimet në vend do të jenë të larta jo vetëm këtë vit, por ato të vijojnë të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në vitin 2027.

Parashikimi është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar së fundmi.

FMN vlerëson se inflacioni mesatar në Shqipëri, në vitin 2022 do të jetë 5.5%, nga 2% që ishte mesatarja e vitit të kaluar. Çmimet pritet të jenë të larta edhe në vitin 2023, me normën e inflacionit që vlerësohet të jetë në 3.7%. Deri në 2027-n inflacioni pritet të qëndrojë në rreth 3%, në objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Këto janë nivelet më të larta që nga viti 2004, kur FMN raporton të dhënat. Për periudhën 2004-2013, inflacioni mesatar është luhatur në 2.7%, ndërsa nga viti 2014 deri në 2021 është luhatur midis 1.3-2%.

Në raportin e titulluar “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, FMN vlerëson se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej.

Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.

Edhe para luftës, inflacioni ishte rritur në shumë ekonomi për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe çekuilibrit të kërkesë-ofertës të shkaktuar nga pandemia. Disa tregje në zhvillim dhe banka qendrore të ekonomive të zhvilluara, si Rezerva Federale e SHBA-së dhe ato në Amerikën Latine, tashmë ishin nën presion para luftës, duke përshpejtuar shtrëngimin e politikës së tyre monetare.

Mungesa e furnizimit të lidhura me luftën do t’i përforcojë shumë këto presione, veçanërisht nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë, metaleve dhe ushqimit.

Megjithëse pengesat pritet të lehtësohen përfundimisht pasi prodhimi do të nxitet në vende të tjera në përgjigje të çmimeve më të larta, duke shtuar njëkohësisht dhe kapacitetet, mungesat e furnizimit në disa sektorë pritet të zgjasin deri në vitin 2023. Si rezultat, FMN parashikon që inflacioni të mbetet i lartë për shumë më gjatë, si në tregjet e avancuara ashtu edhe në ato në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

FMN parashikon që rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë. “Në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve mund të shtojë ndjeshëm rrezikun e trazirave sociale”, thuhet në raport.

raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

Inflacioni në vend kërceu në 5.7% në mars

Në mars inflacioni në vend arriti në 5.7%, më i larti në dy dekada (shënim i Monitor). INSTAT raportoi seinflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë.

Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani.

Rritja e ndjeshme e çmimeve pritet të përkeqësoje dukshëm situatën financiare të familjeve shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre deklaruar si asnjëherë tjetër se presin një përkeqësim të situatës financiare të familjeve të tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm./Monitor

Të këshilluara

Merret peng një 20-vjeçar në Krujë

Një 20-vjeçar është marrë peng në Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar në Krastë. Sakaq, uniformat blu kanë a...

11:58

FMN: Çmimi i naftës bie me 5 përqind

FMN ka parashikuar tendenca rënëse të çmimeve për ekonominë botërore. Çmimet e naftës ranë më shumë se 5% të martën pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar shpalli para...

09:25

Arrestohet polici Taulant Balla

Një punonjës policie me detyre Patrullë e Përgjithshme është prangosur pasi iu gjetën armë zjarri dhe fishekë në banesë. Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër...

20:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI