Flash

BeReal, aplikacioni që ndalon fotot e edituara, inkurajon përdoruesit të jenë autentikë

Lapsi.al 21 April 2022
BeReal, aplikacioni që ndalon fotot e edituara, inkurajon përdoruesit

Ekziston një aplikacion më i ri për publikimin e fotografive dhe nuk është si platformat e tjera të mediave sociale.

Aplikacioni quhet BeReal. Dhe ndërsa mund të mos keni dëgjuar për të, shumë të rinj janë kthyer në abonentë të rregullt. Përdoruesit e tij aktivë mujorë janë rritur me shpjetësi këtë vit me më shumë se 315%, sipas të dhënave nga Apptopia, e cila gjurmon dhe analizon performancën.


Pra, çfarë është BeReal?

BeReal është një aplikacion i mediave sociale që inkurajon përdoruesit të ndajnë një pjesë të jetës së tyre në kohë reale. Ai u lançua në fillim të vitit 2020 nga një sipërmarrës në Francë, por shumica e përdoruesve të tij të paktën 65% - janë regjistruar këtë vit kalendarik.

Siç sugjeron edhe emri i tij, fokusi është tek origjinaliteti. Përdoruesit një herë në ditë ndajnë një foto të asaj që po bëjnë në atë moment, duke u dhënë miqve dhe të tjerëve një pamje të pastër të jetës së tyre.

Nuk ka filtra dhe butona modifikimi. Pra, nëse flokët tuaj janë rrëmujë në atë moment dhe pamja juaj është nga një parking me shi, kjo është ajo që njerëzit do të shohin.

Rezultati është shumë larg nga fotot e edituara, tepër të kuruara të njohura në platformat e tjera të mediave sociale.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Arrestohet Asap Rocky

A$AP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arrestua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Lajmi është konifrmuar nga “TMZ”, ku dëshmitar...

10:09

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI