Flash

Zelensky bën një hap pas: Gati të lirojmë të burgosurit e luftës në këmbim të lëvizjes së sigurt në Mariupol

Lapsi.al 20 April 2022
Zelensky bën një hap pas: Gati të lirojmë të burgosurit

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u shpreh ditën e sotme pas vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian, Chalres Michel se është gati që të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase në Mariupol.

Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa asnjë qasje për kujdes shëndetësore. Rreth 100 mijë njerëz mbetën në qytetin jugor të rrethuar.

Zelensky përmendi rrethimin e zonës së çelikut Azovstal duke shtuar se 1000 civilë mbeten në vend, së bashku me forcat e mbetura të mbrojtjes ukrainase të qytetit.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI