Flash

Rusia: I kemi dërguar Ukrainës një draft-marrëveshje për paqe

Lapsi.al 20 April 2022
Rusia: I kemi dërguar Ukrainës një draft-marrëveshje

Rusia duket se i ka dërguar Ukrainës një draft-marrëveshje për paqe. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas gazetës britanike Telegraph, Kremlini e akuzon Ukrainën se ka ndryshuar qëndrimet gjatë bisedimeve për paqe dhe se është tërhequr nga zotimet që ka bërë gjatë bisedimeve të paqes.

Kjo, sipas Rusisë, ka pasur një ndikim negativ në procesin e negociatave. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit tha sot se ndodhej në stadiumin e Kievit pasi Rusia i dërgoi “anës ukrainase një dokument.”

Ai tha se Moska po pret një përgjigje. Nga ana tjetër, kryenegociatori i Ukrainës tha të martën se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të rifillonin bisedimet e paqes.

Kurse, sipas Peskov, Moska i kA paraqitur Kievit një “projekt dokument të artikuluar qartë dhe të detajuar” si pjesë e negociatave pas pushtimit rus, por ka bërë pak përparim në këtë moment.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI