Flash

Rama për satelitët në Mars: Nuk i ndahem zotimit tim

Lapsi.al 20 April 2022
Rama për satelitët në Mars: Nuk i ndahem zotimit tim

Ishin parashikuar të hidheshin në hapësirë në fund të Marsit, por deri më tani satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, nuk kanë fluturuar. Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter se vonesat që kanë ndodhur nuk janë në dorën e tij, duke shtuar se zotimit nuk do t'i ndahet, derisa ky plan të bëhet realitet.

"Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!", shkruan Rama në Twitter.

Nga ana tjetër, në dokumentin e mëposhtëm, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj, kërkon ndryshime në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për përballimin e shpenzimeve për shërbimin satelitor dhe jo blerjen e ‘Albania1’ dhe ‘Albania2’, të cilët do të dërgoheshin në hapësirë.

E thënë ndryshe, Shqipëria do të paguajë një agjenci ndërkombëtare për servirjen e shërbimeve që do të mundësonin sy satelitët e premtuar nga Rama.

Blerja e këtij shërbimi sipas këtij dokumenti është propozuar në vlerën 200 milionë lekë të reja në vit (rreth 2 milionë euro).

Sipas shkresës ky shërbim do të ketë përdorim të gjerë për disa institucione të vendit dhe sipas propozimit të grupit të punës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të kryejë procedurat e prokurimit për sigurimin e këtij shërbimi.

Më poshtë, video ku Rama i përfshirë nga entuziazmi i një Shqipërie futuristike, komunikon me një pjestar të stafit të kompanisë “SpaceX”, një prej kompanive të njeriut më të pasur të planetit, Elon Musk.

Kriza energjitike dhe të tjerat në radhë, duket se kanë zgjuar kryeministrin prej ëndrrave të bukura dhe e kanë shtyrë të bëjë një hap pas.

Të këshilluara

FMN: Çmimi i naftës bie me 5 përqind

FMN ka parashikuar tendenca rënëse të çmimeve për ekonominë botërore. Çmimet e naftës ranë më shumë se 5% të martën pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar shpalli para...

09:25

Arrestohet polici Taulant Balla

Një punonjës policie me detyre Patrullë e Përgjithshme është prangosur pasi iu gjetën armë zjarri dhe fishekë në banesë. Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër...

20:02

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI