Flash

Ofensiva ruse, kryebashkiaku i Mariupolit u bën thirrje banorëve që të evakuohen

Lapsi.al 20 April 2022
Ofensiva ruse, kryebashkiaku i Mariupolit u bën thirrje banorëve

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko ditën e sotme u bëri thirrje banorëve të qytetit të rrethuar që të evakuohen përgjatë një korridori humanitarë të hapur ditën e sotme.

“Të dashur njerëz të Mariupolit, gjatë këtyre ditëve të gjata dhe tepër të vështira ju mbijetuat në kushte çnjerëzore. Ju ishit në një vakum informacioni pa akses në asnjë informacion. Mund të keni dëgjuar gjëra të ndryshme. Por unë dua që ju të dini gjënë kryesore, ata ju presin në Zaporizhzhia. Është e sigurtë atje“, tha Boichenko 

Ai u shpreh se 200,000 banorë të Mariupolit ishin larguar duke u strehuar në vende të sigurta.

Qyteti i më shumë se 400,000 banorëve ka pasur një numër të lartë refugjatësh që nga fillimi i sulmeve ruse në javën e fundit të shkurtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI