Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Meghan Markle homazh Princeshë Dianës me këtë veshje

Lapsi.al 20 April 2022
Meghan Markle homazh Princeshë Dianës me këtë veshje

Fotot e Meghan Markle dhe Princit Harry nga 'Invictus Games', në Holandë, prej disa ditësh kanë pushtuar rrjetin, që po ndjek pothuajse çdo lëvizje të çiftit të larguar prej dy vjetësh nga Oborri Mbretëror.

Por eleganca e stilit të Meghan Markle ra në sy, së fundi, edhe sepse ajo zgjodhi të veshë një bluzë identike si Princesha Diana. Dukesha e Sussex-it, gjatë ceremonisë së hapjes kishte zgjedhur një veshje që menjëherë të kujtonte një portret të famshëm të Princeshës Diana.

E shfaqur në një ekspozite të titulluar "Diana, Princesha e Uellsit” nga Mario Testino, në 2005, imazhi ishte ndër fotografitë e fundit të Testino-s të Princeshës së Uellsit. Në portretin e Dianës, (vetëm pesë muaj para vdekjes së saj), ajo pozoi me një fustan mahnitës nga Catherine Walker, mjaft i ngjashëm me pamjen e Markle dy ditë më parë.

E dizenjuar nga marka e njohur njujorkeze, Khaite, look-u i Markle, me supet e hapura u duk si një kujtim sentimental i princeshës së ndjerë. Duke kombinuar teknikat klasike të veshjes së Princeshës me një prekje moderne, eleganca e Markle bie në sy jo vetëm nga dekolteja e theksuar, por edhe nga bizhuteritë minimaliste, një choker i thjeshtë floriri, vathë dhe dy byzylykë e unaza prej diamanti.

Dukesha e bëri edhe më të veçantë veshjen duke e futur body-n në pantallona dhe, pa dashje, e ktheu kështu në një veshje që mund të qëndrojë fare mirë gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes.

Një gjë që mund të presim gjithmonë nga Markle? Elegancë ‘e spërkatur’ herë pas here me homazhet e stilit të Dianës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta stilisti i famshëm Quiteria

Stilisti i famshëm Quiteria, i cili veshi Beyoncé, ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin. Quiteria Leboganag Kekana ndërroi j...

16:29

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI