Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Habit miliarderi Elon Musk: Nuk kam shtëpi,fle tek miqtë

Lapsi.al 20 April 2022
Habit miliarderi Elon Musk: Nuk kam shtëpi,fle tek miqtë

Elon Musk ka folur së fundmi për jetën e tij si miliarder në një intervistë me organizatën jofitimprurëse TED.

Gjatë intervistës, Musk u pyet për njerëzit që mund të ofendohen nga pasuria e tij e jashtëzakonshme.Ai  u shpreh se sheh të meta në këto besime, duke vënë në dukje se ai nuk shpenzon shumë nga miliardat e tij për konsumin personal.

"Në fakt, unë nuk kam as një shtëpi tani. Unë jam duke qëndruar në vendet e miqve," deklaroi Musk. "Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, rri nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve."

Elon gjithashtu vuri në dukje se  nuk ka një jaht ose nuk bën pushime, por ka një aeroplan. “Nëse nuk e përdor avionin, kam më pak orë për të punuar”.

Themeluesi i SpaceX,  ka një vlerë neto prej 270.1 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Megjithatë, Grimes – nëna e dy prej fëmijëve të tij pranoi gjatë një interviste të fundit të Vanity Fair se ata jetonin në një “shtëpi shumë të pasigurt 40,000 dollarë”. Këngëtarja gërmoi më tej në çështjet e parave të Musk, duke thënë se në një moment ai kishte një dyshek me një vrimë në të dhe nuk donte të blinte një të ri.Ajo rrëfeu se shtëpia e tyre "nuk kishte siguri" dhe se hëngri "gjalpë kikiriku për tetë ditë me radhë".

Vitin e kaluar, Musk shkroi në Twitter se rezidenca e tij kryesore është një vend me qira nga SpaceX, me vlerë 50,000 dollarë dhe e përshtatshme pranë vendndodhjes së kompanisë së eksplorimit të hapësirës në Teksas. Pretendimet e miliarderit për një stil jetese minimaliste shkojnë edhe më larg. Në maj 2020 ai shkroi në Twitter: "Unë po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të zotëroj asnjë shtëpi."/Lapsi.al

Të këshilluara

Kombinimet më 'in' të pranverës 2022

Bluzat “crop” e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre në ciklin e modës kur moti fillon të ngrohet. Në fillim ishin bluzat bust një nga tendencat më të mëdha të viteve...

16:00

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI