Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Cody Simpson zbulon arsyen e ndarjes nga Miley Cyrus

Lapsi.al 20 April 2022
Cody Simpson zbulon arsyen e ndarjes nga Miley Cyrus

Cody Simpson ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga këngëtarja,Miley Cyrus.

Gatë një paraqitjeje në The Kyle & Jackie O Show,Simpson rrëfeu se ndarja erdhi kryesisht për shkak të angazhimeve profesionale.

"Ishte një lloj vendimi i përbashkët, duke e ditur se ne po shkonim në drejtime të ndryshme në jetën tonë," tha ai . "Sapo kisha filluar stërvitjen në atë moment, kështu që jeta ime po ndryshonte shumë dhe e dija se më në fund do të më duhej të kthehesha në Australi për ta bërë atë siç duhet dhe profesionalisht. Ajo publikoi albumin e saj të ri dhe do të shkonte në turne".

Simpson është një notar konkurrues i cili po stërvitej për të garuar për Australinë në Lojërat Olimpike. Ndonëse nuk u kualifikua për Tokio, ai aktualisht po stërvitet për Lojërat 2024 në Paris. Cyrus, ndërkohë, publikoi albumin e saj Plastic Hearts në nëntor 2020.Dyshja u lidhën për herë të parë në tetor 2019 dhe u ndanë në gusht 2020.

"Nuk i mbajmë inat apo mëri njëri tjetrit," u shpreh këngëtari . "Thjesht ishim në vende të ndryshme. Ne patëm një vit të mrekullueshëm, të mrekullueshëm së bashku dhe gjithçka. Ne jetuam së bashku gjatë pandemisë . U argëtuam shumë."

Aktualisht, Cyrus është e lidhur me muzikantin Maxx Morando, me të cilin ajo u pa duke u puthur në West Hollywood javën e kaluar. Më parë ai ishte bateristi i grupit Regrettes, dhe tani luan me grupin Liily.Ndërkohë, Simpsons filloi të takohej me modelen Marloes Stevens pesë muaj pas ndarjes së tij nga artistja, megjithëse që atëherë ata janë ndarë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kombinimet më 'in' të pranverës 2022

Bluzat “crop” e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre në ciklin e modës kur moti fillon të ngrohet. Në fillim ishin bluzat bust një nga tendencat më të mëdha të viteve...

16:00

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI