Flash

Camila Cabello:Mora pjesë në ' X Factor' vetëm për Harry Styles

Lapsi.al 20 April 2022
Camila Cabello:Mora pjesë në ' X Factor' vetëm për

Camila Cabella ka zbuluar së fundmi se arsyeja që mori pjesë në 'The X factor' ishte këngëtari Harry Styles.

Gjatë një paraqitjeje të 18 prillit në Carpool Karaoke, këngëtarja e "Bam Bam"zbuloi se  bëri audicionin  në 2012 me shpresën se Harry do të binte në dashuri me të.

“Isha sikur, ‘Epo, One Direction do të jetë në X Factor’”, i tha ajo prezantuesit James Corden. "'Nuk e di nëse do të jenë në The Voice, ndaj më lejoni të bëj një audicion për X Factor'. Kjo është me të vërtetë e turpshme, dhe mund ta them këtë vetëm sepse ishte 10 vjet më parë, por atëherë mendoja , "Unë do të iki në X Factor sepse do të martohem me Harry Styles.Unë vërtet e besoja këtë në atë kohë”.

Megjithëse një martesë nuk ndodhi, audicioni ndryshoi jetën e Camilës përgjithmonë.Në vitin 2012, ajo udhëtoi në Karolinën e Veriut për të marr pjesë në shfaqjen e talenteve por producentët e refuzuan, Simon Cowell pa Camila duke qarë në prapaskenë gjatë pushimit  dhe i ofroi asaj një mundësi për të performuar para tij dhe gjyqtarëve të tjerë.

Audicioni e bashkoi atë me katër vajza të tjera - Normani, Lauren Jauregui, Ally Brooke dhe Dinah Jane - në një grup që më vonë u quajt Fifth Harmony. Grupi bashkëpunoi me një label të madhe diskografike dhe krijuan disa hite duke përfshirë "Work From Home" dhe "Worth It".Cabello u largua nga grupi në vitin 2016 për të ndjekur një karrierë solo. Kënga e saj "Havana" u bë kënga më e shitur e 2018-ës./Lapsi.al

Të këshilluara

Kombinimet më 'in' të pranverës 2022

Bluzat “crop” e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre në ciklin e modës kur moti fillon të ngrohet. Në fillim ishin bluzat bust një nga tendencat më të mëdha të viteve...

16:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI