Flash

Asnjë rast i ri me Covid-19, Shangai fillon daljen nga bllokimi

Lapsi.al 20 April 2022
Asnjë rast i ri me Covid-19, Shangai fillon daljen nga bllokimi

Qyteti kinez Shangai raportoi të mërkurën se nuk kishte identifikuar asnjë rast të ri të infektimit me COVID-19 jashtë zonave të karantinuara në dy rrethe, duke rritur shpresat se situata do të normalizohej.

Pas lehtësimit të pjesshëm të masave disa fabrika filluan rikthimin në punë, në mesin e tyre edhe prodhuesi amerikan i veturave, Tesla e cila kishte ndaluar prodhimin për gati tri javë. Prodhuesi amerikan i veturave ishte në një listë prej 666 firmash të shpallura nga qeveria kineze javën e kaluar, të cilave do t’u jepej prioritet për t’u rihapur ose mbajtur aktiv funksionimin e tyre në Shangai.

Masat e rrepta të bllokimit u vendosën në këtë qytet kinez pasi filloi shpërthimi i rasteve të infektimit me COVID-19 në fillim të muajit mars. Bllokimi i la rreth 25 milionë banorë të qytetit të luftojnë me humbjen e të ardhurave, furnizimet e parregullta ushqimore, ndarjen e familjeve dhe kushtet e këqija të karantinës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI