Flash

Arrestohet sërish Ezra Miller, mbi të rëndojnë 10 padi

Lapsi.al 20 April 2022
Arrestohet sërish Ezra Miller, mbi të rëndojnë 10 padi

Aktori Ezra Miller është arrestuar sërish në Hawaii – këtë herë pasi dyshohet se ka hedhur një karrige që goditi një vajzë në ballë. Ylli 29-vjeçar po përballet me një akuzë sulmi të shkallës së dytë, sipas gazetës lokale të lajmeve KITV4.

Sipas një raporti të policisë, Miller ishte në një rezidencë private dhe dyshohet se u zemërua pasi iu kërkua të largohej. Dyshohet se ai ka hedhur një karrige, e cila ka goditur në ballë një 26-vjeçare.

Miller thuhet se u arrestua në një ndalesë trafiku rreth orës 1:30 të mëngjesit në Kea'au dhe u lirua nga burgu rreth orës 4 të mëngjesit. Hetimi është ende në vazhdim.

Miller, po ashtu, u arrestua në fund të marsit. Ai ishte në karaoke në atë kohë dhe dyshohet se i mori mikrofonin një gruaje që ishte në mes të këngës. Ai gjithashtu dyshohet se sulmoi një burrë që po luante me shigjeta.

Miller u akuzua dhe u lirua pasi kishte paguar garancinë prej 500 dollarësh.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI