Flash

U aksidentua në sy të familjarëve, shqiptari ndërron jetë në Itali

Lapsi.al 19 April 2022
U aksidentua në sy të familjarëve, shqiptari ndërron

Një shqiptar 49-vjeçar ka humbur jetën në sy të bashkëshortes dhe vajzës pas një aksidenti të rëndë me makinë. Mediat në Itali raportojnë se Ndriçim Gjuzi po udhëtonte me familjen kur automjeti i tij tip “Fiat” u përfshi në një aksident në autostradë.

Makina me të cilën udhëtonte 49-vjeçari, që me vete kishte grua dhe vajzën 4 vjeçe u përplas nga një makinë tip “Opel Corsa”.

Nga përplasja nuk pati të lënduar, por tragjedia ndodhi më pas. Shoferët kanë dalë nga dy automjetet për të parë dëmet dhe kanë vendosur që të spostojnë makinat në korsinë e emergjencës për t’u sqaruar.

Por, ndërsa Gjuzi po bëhej gati të hipte në mjetin e tij, u përplas nga një makinë e tretë. Përplasja këtë herë rezultoi tragjike.

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI