Flash

Tjetër humbje për rusët, ekzekutohet komandanti i një batalioni në Luhansk

Lapsi.al 19 April 2022
Tjetër humbje për rusët, ekzekutohet komandanti i një

Një tjetër komandant i njërit nga batalionet ruse është vrarë ditën e sotme në Ukrainë, humbje kjo që ka një domethënie të madhe për Rusinë.

I njohur më mirë me pseudonimin Misha Çeçeni, Mikhail Kishchik vdiq teksa trupat ruse dhe forcat e separatistëve filluan një sulm kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR) Sergei Kozlov e bëri të ditur lajmin në rrjete sociale ku u shpreh se ka një lajm, të trishtë nga vija e frontit ku nënkoloneli Mikhail Kishchik ka ndërruar jetë.

Kozlov shtoi se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe luftuan deri në fund.

Kremina është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha të Lysychansk dhe Severodonetsk, të mbajtura nga trupat ukrainase.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në fazat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI