Flash

Shënjestronte makinat, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar për nëntë vjedhje në automjete

Lapsi.al 19 April 2022
Shënjestronte makinat, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar për

Një 40-vjeçar që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete është arrestuar këtë të martë në Berat. Shtetasi me iniciale A. Dh. banues në fshatin Lapardha është autori i dyshuar i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti. Ai vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të makinave.

Nën akuzë për vjedhje është arrestuar në Berat dhe një 20-vjeçar. I riu me iniciale E.L. dyshohet se ka kryer pesë grabitje në qytet. Ai u ndalua pasi një ditë më parë tentoi të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake. Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi, njofton policia.

 

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI