Flash

Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit në Shqipëri

Lapsi.al 19 April 2022
Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e

Rënia e numrit të krerëve të bagëtive kryesisht (dele, lopë dhe dhi) me rreth 20 % në pesë vitet e fundit përveçse po ndikon në rritjen e çmimeve të prodhimeve vendase, mishit dhe bulmetit, po çon në përkeqësimin e bilancit tregtar me jashtë. Vitin e kaluar importet e mishit shënuan rritje të mprehte duke arritur rekord në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2021 importet e mishit shënuan 43,8 mijë tonë, me një rritje 9 për qind me vitin pandemik 2020 dhe 6.4 % në raport me vitin normal 2019. Kompanitë importuan me çmime të lira gjatë 2021 pasi importet në vlerë në 5 vitet e fundit nuk paraqesin ndryshim të qenësishëm, teksa sasia e tyre po vjen në rritje të dukshme gjatë viteve të fundit (shiko grafikun bashkëngjitur).

Importet e mishit pritet të rriten me tej gjatë viteve në vijim, për dy arsye themelore. E para lidhet me rënien e shpejtë të numrit të bagëtive. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 ferma (në vitin 2015) në 3,472 ferma (në vitin 2019) , duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit . Edhe numri i gjedheve për mish po përjeton të njëjtin trend negativ, ndërsa ferma mesatare është gjithashtu shumë e ulët 2.48 gjedhë/fermë. Gjithashtu numri i deleve dhe dhive ra me nga 18% secila në 5 në periudhën 2015-2020.

Së dyti importet e mishit do të nxiten nga rritja e kërkesës për shkak rritjes së numrit të turistëve. Gjatë vitit të kaluar kanë vizituar vendin rreth 5.7 milionë vizitorë të huaj. Numri i vizitorëve po rritet me ritme dyshifore nga viti në vit, teksa kërkesa për mish po rritet nga baret dhe restorantet.

Mishi është baza e recetave tradicionale në vendin tonë. Altin Prenga që zotëron njësitë e agroturizmit, Mrizi i Zanave ka pohuar se furnizimi me mish vendi po bëhet gjithnjë e më vështirë dhe me kosto të lartë. Rritja e çmimit të mishit që shërben si lëndë e parë pothuajse për të gjitha restorantet në vend, ndikon në rritjen e çmimeve finale në këto njësi. Gjithashtu rënia e krerëve ishte një ndër faktorët kryesorë për rritjen me rreth 20-40 % të çmimeve të me pakicë të bulmetrave./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI