Flash

Ndërron jetë Dj Kay Slay

Lapsi.al 19 April 2022
Ndërron jetë Dj Kay Slay

DJ Kay Slay, i njohur gjithashtu si "The Drama King", vdiq të dielën pas një beteje disamujore me COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë për stacionin radiofonik të Nju Jorkut Hot 97, ku ai dikur punonte.

“Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay”, thuhej në deklaratë. “Një figurë dominuese në kulturën hip-hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat. Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe urimet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike. Familja Greyson.”

Gjatë karrierës së tij, DJ Kay Slay publikoi albumin e tij të parë në studio në 2003, Streetsweeper, Vol 1, i cili u pasua nga dy albume të tjera në studio, Streetsweeper, Vol 2 (2004) dhe More Than Just a DJ (2010).Ai ka bashkëpunuar me artistë  si Nas, Fat Joe, Jadakiss, Eminem, 50 Cent dhe JAY-Z./Lapsi.al

Të këshilluara

Arrestohet personi që i dha pilula Mac Miller

Ryan Reavis – një nga personat i cili i shpërndau këngëtarit të ndjerë, Mac Miller, pilulat me fentanil që çuan në mbidozën e tij – është dënuar me 10 vjet e 11...

09:38

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI