Flash

Keith Urban rrëfen problemet me alkoolin: Desh shkatërrova karrierën

Lapsi.al 19 April 2022
Keith Urban rrëfen problemet me alkoolin: Desh shkatërrova

Keith Urban ka zbuluar së fundmi varësinë ndaj alkolit dhe drogëst.

Në një intervistë me The Times të botuar të hënën, muzikanti  foli për përdorimin e alkoolit dhe kokainës si një mekanizëm përballues gjatë viteve të hershme të karrierës së tij.

"Babai im ishte një alkoolist, kështu që m'u desh shumë kohë të kuptoja se isha në të njëjtën situatë ," tha ai. Nuk kam asgjë kundër drogës apo alkoolit. Të gjithë bëjnë atë që duan të bëjnë për të kaluar një kohë të mirë," vazhdoi këngëtari i "One Too Many".

Keith tregoi gjithashtu  se përfundimisht e kuptoi se duhej të mësonte "një mënyrë tjetër për të qenë në botë" pa drogë dhe alkool. "Më vjen mirë që nuk ndryshoi asgjë në muzikën time. Kam shkruar shumë këngë hit në gjendje të dehur.  Ndihem me fat që nuk ka ndikuar në krijimtarinë time”, u shpreh ai.

Muzikanti shkoi në rehabilitim në vitin 1998 dhe tetë vjet më vonë ai u martua me Nicole Kidman. Për albumin e nominuar për Grammy të vitit 2009, Defying Gravity, Urban shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur "Thank You". për mirënjohjen e tij ndaj aktores  që e ndihmoi të kapërcejë varësinë./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë Dj Kay Slay

DJ Kay Slay, i njohur gjithashtu si "The Drama King", vdiq të dielën pas një beteje disamujore me COVID-19. Lajmi u konfirmua nga familja e tij në një deklar...

14:11

Arrestohet personi që i dha pilula Mac Miller

Ryan Reavis – një nga personat i cili i shpërndau këngëtarit të ndjerë, Mac Miller, pilulat me fentanil që çuan në mbidozën e tij – është dënuar me 10 vjet e 11...

09:38

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI