Flash

Julia Roberts zbulon arsyen pse nuk ka luajtur më në filma romantik

Lapsi.al 19 April 2022
Julia Roberts zbulon arsyen pse nuk ka luajtur më në filma romantik

Julia Roberts ka zbuluar së  fundmipse nuk ka luajtur në një film romantik në dy dekadat e fundit.

Aktorja fituese e Oskarit pranoi se lëvizja ishte një vendim i vetëdijshëm nga ana e saj, thjesht sepse nuk ka gjetur asgjë "mjaft të mirë".

Gjatë një interviste me New York Times Magazine, Roberts tha se "njerëzit ndonjëherë  e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar qëkur unë nuk kam bërë një film romantik si një dëshirë e imja për të mos interpretuar më në atë zhanër."

"Nëse do të kisha lexuar diçka që do  mendoja se ishte niveli i shkrimit "Notting Hill" ose "My Best friend's Wedding" do ta bëja", shpjegoi ajo."Filma si ato aq të mirë nuk ekzistonin deri sa bëra(Ticket to Paradise) që Ol Parker shkroi dhe drejtoi.”

“ Pra, nëse do të ishte një projekt filmik i mirë ,do të merrja pjesë” vazhdoi ajo.Por kam pasur edhe tre fëmijë në 18 vitet e fundit. Kjo ngre edhe më shumë kriteret, sepse atëherë nuk është vetëm "A është ky material i mirë?" Është gjithashtu përshtatja e orareve dhe koha që dua të kaloj me fëmijët e mi.Nuk është vetëm, "Oh, unë mendoj se dua ta bëj këtë." Unë kam një ndjenjë krenarie të madhe që jam në shtëpi me familjen time dhe e konsideroj veten një shtëpiake,"përfundoi aktorja.

Julia u bë e famshme në vitet '90 dhe 2000 me rolet e saj në filmat: Pretty Woman, My Best Friend's Wedding, Notting Hill, Ranaway Bride dhe America's Sweethearts./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ndërron jetë Dj Kay Slay

DJ Kay Slay, i njohur gjithashtu si "The Drama King", vdiq të dielën pas një beteje disamujore me COVID-19. Lajmi u konfirmua nga familja e tij në një deklar...

14:11

Arrestohet personi që i dha pilula Mac Miller

Ryan Reavis – një nga personat i cili i shpërndau këngëtarit të ndjerë, Mac Miller, pilulat me fentanil që çuan në mbidozën e tij – është dënuar me 10 vjet e 11...

09:38

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI