Flash

Inteligjenca britanike: Faza e re e luftës mund të zgjasë me muaj

Lapsi.al 19 April 2022
Inteligjenca britanike: Faza e re e luftës mund të zgjasë me muaj

Inteligjenca britanike informoi qeverinë e Boris Johnson se faza e re e luftës që nisi ditën e djeshme në Donbas të Ukarinës mund të zgjasë me muaj të tërë, shkruan la Republica. Një zëdhënës i parlamentit britanik tha se parashikimet e mëparshme që donin dobësimin e ushtrisë së Putinit në rast të një dështimi fillestar ishin të gabuara.

Madje ai shtoi se Ukraina mbetet në rrezik, duke argumentuar se “duke qenë se Putini është zemëruar për disfatat, ai është i vendosur të fitojë pavarësisht kostove njerëzore”.

Ndërkohë presidenti ukrainas konfirmoi mbrëmjen e djeshme aksionin e ri ushtarak të Rusisë kundër vendit të tij. “Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”.

“Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë.” Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të pushtuar Donbasin, qendër industriale në lindje të vendit tashmë pjesërisht të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI