Flash

Drogë dhe dhunë në familje, arrestohen 10 persona në Tiranë

Lapsi.al 19 April 2022
Drogë dhe dhunë në familje, arrestohen 10 persona në

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të mundur arrestimin e 10 personave të cilët janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht për shitje të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.

Gjithashtu dy persona të tjerë janë proceduar penalisht.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. J., 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike ekstazi;

– B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe E. S., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa;

– D. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik, ky shtetas ka kundështuar punonjësit e Policisë;

– E. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin D. T., 56 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin M. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin G. M., 53 vjeç, banues në fshatin Gosë (me probleme të shëndetit mendor), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur shtetasin N. V.

Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI