Flash

Arrestohet polici Taulant Balla

Lapsi.al 19 April 2022
Arrestohet polici Taulant Balla

Një punonjës policie me detyre Patrullë e Përgjithshme është prangosur pasi iu gjetën armë zjarri dhe fishekë në banesë.

Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër prokurorie, ku 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh, me të cilët dyshohet se ai ka qëlluar disa herë në ajër në kohë të ndryshme. Polici është identifikuar me emrin Taulant Balla. 

NJOFTIMI AMP

“Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij. Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh. Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime. Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.” – bën me dije policia.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjshmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI