Flash

Arrestohet personi që i dha pilula Mac Miller

Lapsi.al 19 April 2022
Arrestohet personi që i dha pilula Mac Miller

Ryan Reavis – një nga personat i cili i shpërndau këngëtarit të ndjerë, Mac Miller, pilulat me fentanil që çuan në mbidozën e tij – është dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg.

Ryan Reavis, 39 vjeç, u deklarua fajtor vitin e kaluar për një akuzë federale të shpërndarjes së fentanilit, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA.

Dy të tjerë u akuzuan gjithashtu. Stephen Walter, 49 vjeç, nga Westwood, u deklarua fajtor për akuzën e shpërndarjes dhe është në pritje të dënimit. Çështja kundër Cameron Pettit, 30 vjeç, nga West Hollywood, është në pritje.

Më 4 shtator 2018, në drejtimin e Walter, Reavis i furnizoi Mac Miller-it pilula false të oksikodonit, sipas dokumenteve të depozituara në gjykatën federale të Los Anxhelosit.

Sipas “Rolling Stone”, Reavis, 39-vjeç, kërkoi një dënim pesë-vjeçar, duke pretenduar se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e kishte idenë se pilulat që ai furnizonte ishin të tilla. Prokurorët kërkuan dënimin e tij me 12 vjet e gjysmë.

Përpara se gjyqtari të jepte dënimin e Reavis të hënën, nëna e Millerit, Karen Meyers, iu drejtua gjykatës:

“Jeta ime u errësua në momentin që Malcolm u largua nga bota e tij. Malcolm ishte më shumë se një djalë. Kishim një lidhje të fortë, të veçantë dhe të pazëvendësueshme. Ne flisnim pothuajse çdo ditë për gjithçka, jetën, planet, muzikën, ëndrrat e tij”

Ajo këmbënguli se djali i saj i ndjerë nuk do të merrte kurrë me vetëdije një pilulë me fentanil. Ai donte të jetonte dhe ishte i emocionuar për të ardhmen.”

“Boshllëku në zemrën time do të jetë gjithmonë aty,” shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI