Flash

Kapet 3 tonë kokainë në një anije peshkimi, arrestohen 5 persona në Spanjë

Lapsi.al 18 April 2022
Kapet 3 tonë kokainë në një anije peshkimi, arrestohen 5
Një sasi prej 2.9 ton kokainë është sekuestruar në Spanjë, e cila do të kapte një vlerë prej 72 milionë eurosh në treg. Sasia e madhe e lëndës narkotike është gjetur brenda rezervarit të karburantit të një anije peshkimi. Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, kurse rojet bregdetare gjetën kokainën në Ishujt Kanarie, ku ndalën anijen. Sipas të përditshmes El Dia, në operacionin e zbulimit të narkotikëve kanë qenë të përfshirë policia dhe dogana. Organet kompetente publikuan edhe fotografitë e drogës së sekuestruar. Zëdhënësi i policisë njoftoi se akoma po punohet në përcaktimin e saktë të sasisë të narkotikëve të gjetur. Të arrestuarit janë katër persona nga Turqia dhe një nga Gjeorgjia, ku që të gjithë janë në paraburgim në Las Palmas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI