Flash

I çmenduri Putin nderon brigadën që akuzohet për masakrën në Bucha

Lapsi.al 18 April 2022
I çmenduri Putin nderon brigadën që akuzohet për

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 18 prill ka nderuar një brigadë, që Ukraina e akuzon për “krime lufte” dhe vrasje masive në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.

Njoftimi për ndarjen e titullit ndaj kësaj brigade vjen në ditën e 54-të të pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, teksa vlerësohet se mijëra persona javë vrarë dhe 12 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është shndërruar në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin nënshkroi dekretin për ndarjen e titullit “Mbrojtës” për Brigadën e 64-të të pushkëve të motorizuara për mbrojtjen “e atdheut dhe interesave të shtetit”. Në dekret pjesëtarët e kësaj brigade u lavdëruan për “heroizmin masiv dhe guximin si dhe këmbënguljen”.

Në fillim të prillit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se kjo njësi kishte okupuar Buçën dhe kishte kryer “krime lufte”.

Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes ka publikuar emrat, gradat dhe detajet e pasaportave të anëtarëve të kësaj brigade, duke thënë se ata do të përballen me drejtësinë.

Shumica e personave të vrarë në Buça kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, tha policia ukrainase javën e kaluar.

Pas largimit të trupave ruse nga ky qytet, trupat e pajetë të banorëve u gjetën në rrugët e këtij qyteti, disa prej të cilëve kishin të lidhur duart pas shpine.

Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Buça, duke thënë se imazhet e trupave të pajetë të civilëve, që janë publikuar, janë “të rreme”.

Të këshilluara

Kryeministri italian infektohet me Covid-19

Kryeministri italian Mario Draghi është infektuar me Covid-19. Si rrjedhojë kryeministri italian nuk do të shkojë në Afrikë këtë javë për të diskutuar rreth ...

15:58

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI