Flash

Dy luftëtarë britanikë zihen rob nga rusët në Ukrainë, thirrje Boris Johnson për ndihmë: Na shkëmbeni me njeriun e Putin

Lapsi.al 18 April 2022
Dy luftëtarë britanikë zihen rob nga rusët në

Dy luftëtarë britanikë janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase. Shaun Pinner dhe Aiden Aslin u kapën nga forcat ruse në Ukrainë.

Pasi u nxitën nga një i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t’i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Familja e Pinner u ka bërë thirrje rrëmbyesve të tij që ta trajtojnë atë si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme.Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

Qeveria britanike tani përballet me një dilemë se si t’i përgjigjet kapjes së dy britanikëve nga forcat ruse.

Ish-diplomati Lord Ricketts tha se kjo “ka krijuar një problem vërtet të vështirë për qeverinë”. Ai vuri në dukje se qytetarët britanikë u këshilluan të mos shkonin në Ukrainë dhe iu tha se qeveria nuk mund të ndihmonte nëse do të kishin probleme.”

Megjithatë, familja e Pinner tha se ai nuk ishte vullnetar apo mercenar dhe se kishte shërbyer zyrtarisht me ushtrinë ukrainase pasi u zhvendos në Ukrainë në vitin 2018. Ai gjithashtu ka një grua ukrainase.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI